Një person plagoset aksidentalisht në një lokal në Rahovec, arrestohet i dyshuari

09:22 | 5 Maj 2024
E.H

Një person është arrestuar në Xërxë të Rahovecit pasi dyshohet se në një lokal aksidentalisht ka plagosur me armë viktimën, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë sëKosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme