Një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e një sulmi nga disa persona të tjerë.
Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima është goditur edhe me thikë.
Personi ka marrë trajtimin mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të jetë nën hetim./arbresh.info/
Raporti:
“Prishtinë 03.07.2021-21:20. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë ( thikë ) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.”
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...