Një person është lënduar në kokë me burgi teksa ishte duke punuar me dru në shtëpinë e tij
Lajmin për Arbresh.info e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj,
Veselaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten në mesditë dhe se personi i lënduar pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime është dërguar në QKUK.
Personi është vetëlënduar me një burgi, derisa ka qenë duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.
“Me datën 17.10.2024 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në shtëpinë e shëndetit në Shtime një person kishte marre lëndime në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë.Policia kishte mësuar se ai ishte vetëlënduar nga një mjet shpues (burgi), derisa ishte duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar”, ka thënë Veselaj
Nura viziton babain e Thaçit në spital: Dëshira jonë që të k...
Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik, pensione ba...
PD për çmimin e energjisë, Berisha: Hipokrizi e pabarazi eks...
Tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales në Copa del Rey
Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes m...
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër