Google ADS

Një person lëndohet në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova

19:21 | 3 Tetor 2021
KRG

Një person është vetaksidentuar rreth orës së 17:00 në autostradën e  cila lidh kryeqytetin e Prishtinës me Prizrenin, “Ibrahim Rugova”.

Personi si pasojë e aksidentit është dërguar për trajtim mjekësor derisa njësiti për menaxhimin dhe kontrollimin e autostradës është marrë me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar  për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

” Sot para orës 17:00, në autostradën Prizren – Prishtinë, km 29 është raportuar për një aksident trafiku. Njësiti policor ka dal në lokacion dhe sipas informacioneve në këtë rast është është përfshirë vetëm një veturë, pra kemi të bëjmë me vetaksident. Njesiti policor ka dal ne lokacion dhe sipas informacioneve ne këtë rast është e përfshirë vetëm një veturë, pra kemi të bëjmë me vet aksident.

“Përveç dëmeve materiale, një person  marrë lëndime trupore i cili është përcjell për trajtim mjekësor, përderisa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është marrë me rastin” ka thënë Hoxha. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme