Një person kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në Prishtinë

11:22 | 23 Nëntor 2019
A. B.

Është  arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

I dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte hyrë dje në orët e mëngjesit në një qendër tregtare për të kryer vjedhje dhe i njëjti është kapur në flagrancë, thuhet në raportin 24 orësht të policisë së Kosovës.

I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë ju kanë kthyer pronarit.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme