Ferizajasi humb kontrollin gjatë vozitjes, godet një beton

08:58 | 11 Korrik 2022
K.B

Një person ka goditur një beton, pasi gjatë vozitjes duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin.

Policia raporton se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

RAPORTI
Fsh. Dardani, Ferizaj, 10.07.2022-15:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij, duke mos e përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rrugës duke goditur një beton. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme