Një person goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet në QKUK

21:03 | 4 Janar 2021
L G

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasoj e goditjes së tij nga një veturë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Sipas saj, personi i cili është goditur nga vetura ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, shkruan arbresh.info,

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor./arbresh.info/

FOTO NGA ARKIVA

Të ngjashme