Google ADS

Një person gjendet pa shenja jete në një bunar

08:53 | 3 Tetor 2023
K.B

Është gjetur pa shenja jetë një person në Gllogoc.

Policia njofton se i ndjeri ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, dje është gjetur pa shenja jete në bunar.

“Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme