Një person dyshohet se ka vdekur duke munduar të shuajë zjarrin që ishte duke u djegur në një fushë të lirë në fshatin Rezall.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhru dje rreth orës 18:00.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka kontstatuar ekipi mjekësotr.
“VDEKJE E DYSHIMTË Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00. Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëssisë Ligjore (IML) për obduksion./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...