Një person bie nga ndërtesa në Prishtinë

14:04 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë banimi, shkruan Arbresh.info.

“ Raportohet se viktima mashkull  K/Shqiptar, në rrethana të panjohura ka rënë nga një ndërtese banimi. Në vend të ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor, është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar gjithashtu se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme