Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

08:22 | 6 Janar 2025
E.G

50 fishekë janë gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i policisë, shkruan Arbresh.info.

Municioni është konfiskuar ndërkaq i dyshuari është liruar.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE ANP Adem Jashari / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e  policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme