Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 8 pacientë me COVID-19 prej tyre 4 janë me oksigjenoterapi dhe një është në gjendje më të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur infektologu i Klinikës Infektive , Murat Mehmeti i cili tha se për momentin kanë dukshëm më pak pacient me COVID19 në këtë klinik.
Ai ka folur edhe për gjendjen e këtyre pacientëve për çka tha se gjendja kryesisht është stabile, përveç një paciente në moshë të mesme që është në gjendje më të rëndë.
“Për momentin i kemi në Klinikë 14 raste një numër dukshëm më i vogël në krahasim me ditët e kaluara për fat të mirë dhe prej këtyre rasteve 8 raste edhe më tutje janë COVID pozitiv, janë 5 raste COVID negativ dhe është një rast në pritje të rastit. Sa i përket gjendjes së këtyre pacientëve në përgjithësi është stabile përjashtuar një paciente e cila është në gjendje më të rëndë për faktin se ajo përveç COVID virusit pozitiv ka edhe probleme tjera probleme me veshka, është me hemodializë të rregullt, ka probleme me zemër dhe ka probleme me pagjakësi dhe të gjitha këto probleme sigurisht që e rëndojnë gjendjen e përgjithshme të saj. Si do që të jetë gjendja e saj është stabile mirëpo shpresojmë që ajo të shkoj në përmirësim e sipër.. Pacientja është e moshës mesatare” ,tha ai.
Sipas Mehmetit 4 pacientë janë me oksigjenoterapi pasi që si pasoj e virusit mushkëritë e këtyre pacientëve nuk kanë mjaftueshmëri mushkërore.
“I kemi po ashtu i kemi edhe 4 pacientë me oksigjenoterpai që i bie që ato paciente megjithatë kanë pamjaftueshmëri mushkërore, kanë probleme me ndryshime në mushkri dhe kjo e bënë që ata të kenë nevojë pos të tjerash edhe për oksigjen. Por si do që të jetë megjithatë me oksigjen gjendja e tyre është e qëndrueshme…Ata që janë negativ por jo gjithmonë ata që janë negativ automatikisht edhe shërohen përderisa ata kanë pasur ndryshime shumë të theksuara në mushkëri realisht virusi eliminohet por që ndryshimet në mushkëri mbesin edhe më tutje dhe ato nuk tërhiqen shumë shpejt. Prandaj edhe përkundër faktit që janë negativ ne kemi raste që janë negativ me test negativ por që kanë nevojë për oksigjen sepse rikuperimi i mushkërive donë kohë dhe do duhet edhe disa ditë të qëndrojnë“, theksoi Mehemeti, raporton KP.
Murati njoftoi se gjatë ditës së sotme nuk është liruar asnjë pacientë pasi kanë pasur ende nevojë për trajtim mjekësor.
Deri në këto momente në Kosovë me COVID-19, kanë rezultuar pozitiv 862 persona, prej tyre 622 janë shëruar dhe 28 persona kanë humbur jetën./L
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe