Google ADS

Një orë pritje në Jarinjë e gjysmë orë te Dheu i Bardhë

11:42 | 21 Gusht 2024
E.H

Edhe sot, po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare kryesisht në dalje nga vendi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se pritjet më të gjata janë në Jarinjë ku mërgimtarët po presin deri një orë për të dal nga vendi.

Ndërsa te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 20 minuta.

Sipas QKMK-së, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme