“Një ndalesë – një kontroll”, Sveçla njofton për lehtësimet në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë

19:42 | 8 Korrik 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka nënshkruar sot marrëveshje me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla për kontrollin e përbashkët kufitar.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll.

Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme