Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri për vdekje një person dy ditë më parë.
Sipas dyshimeve të bazuara të Prokurorisë, i dyshuari më datë 24 qershor të këtij viti në kafiterinë “VivaLa” në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshje verbale.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.
Tutje në këtë njoftim thuhet se qjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale, gjithashtu për këtë vepër parashihet dënim më të paktën 10 vite deri në dënim me burg të përjetshëm./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...