Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.D dhe S.D në kohëzgjatje prej një muaji.
Të pandehurit N.D. dhe S.D shtetas të Republikës së Shqipërisë me datë 24 mars në orën 20:50 në fshatin Llapushnik, të komunës së Drenasit, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e tyre është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 2149,5 gram (2 kilogram e 149.5 gram).
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...