Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 26 qershor 2021, në aksin rrugor Autostrada Duhel – Malishevë, ku i pandehuri, e drejton automjetin e tij “Mercedes”,duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, gjithashtu nuk i ka kushtuar kujdes pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
I njëjti duke mos mbajtur shiritin e tij qarkullues, e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, ku si pasojë e goditjes së rëndë dhe fuqisë së përplasjes, humb jetën i dëmtuari N.A.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...