Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se ka kryer krime lufte në Vushtrri

17:58 | 5 Mars 2024
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Z.N i dyshuar për veprën penale “Krime lufte ndaj popullatës civile – Dhunë seksuale” gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

“Paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje është arrestuar një person i nacionalitetit serb i cili dyshohet se gjatë periudhës së luftës ka kryer veprën penale “Krime lufte ndaj popullatës civile – Dhunë seksuale”

I dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veroit./Arbresh.info

LExo edhe:

Arrestohet një serb për krime lufte ndaj popullatës civile në Vushtrri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme