Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, Rinor Hykollit, menaxherit të reperes, Tayna, si i dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Ai akuzohet se bashkë me SH.Xh në një diskotekë në Gjilan, i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër L.B.
Komunikatë:
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. H.
Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh. Xh., në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.
Me këto veprime, i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës