Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit V. K., ndërsa të atit të tij A. K., masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.
I mituri V. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ndërsa i pandehuri A. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare .
I mituri V. K. së bashku me prindin e tij A. K. dyshohet se me datë 7 shkurt në ambientet e shkollës kanë sulmuar me sëpatë mësimdhënësin Z. Rr., ku është dashur të marr ndihmën mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mituri V. K., ndërsa për të pandehurin A. K. masa e arrestit shtëpiak.
Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./Arbresh.info.
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës