Një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

20:02 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit për grabitjen në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Për tre prej të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e grabitjes, kurse personi i katër akuzohet për mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, njofton gjykata.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme