Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej të muaji të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale.
Sipas njoftimit, i akuzuari D.RR dyshohet për veprën penale Dhunimi dhe Trafikimi me njerëz.
Të pandehurit G.S dhe B.S për veprën penale secili veç e veç Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i pandehuri F.S për shkak të veprës penale Dhunimi dhe Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.
Po ashtu, i pandehuri M.S për shkak të veprës penale Dhunimi si dhe i pandehuri M.R për shkak të veprës penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën për media.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale ku dyshohet se janë kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që i njëjtit do të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...