Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve N. H. dhe V. B.
Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në auto shkollë në Viti, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë që para 2-3 muajve takohet me kandidatin M.S., dhe nga ai, në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit, merr 300€, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400€, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes.
Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, më ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L.P. (në arrati) dhe V.B. (instruktor), i’a vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij.
Me këto veprime të pandehurit N.H. dhe V.B. dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit në bashkëveprim”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marr për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...