Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.K dhe H.P për veprën penale Grabitje.
Siç njofton kjo gjykatë, të pandehurve R.K dhe H.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 02.02.2018 deri me dt.02.03.2018.
Të pandehurit R.K dhe H.P dhe po ashtu një person tjetër deri me tani i pa njohur për Gjykatën, dyshohen se me dt.22.12.2017 rreth orës 09:30 min, në rrugën Bekim Mavraj” në fshatin Hajvali, të Prishtinës, me qëllim që vetvehtes ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin vepruar në grupe si dhe të pajisur me revole dhe të maskuar kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarave M.J, H.M dhe L.J duke ju kërkuar të holla dhe duke i goditur fizikisht, me ç ‘ rast kishin arritur të marrin në fillim 800 euro, po ashtu edhe portofolin e njërës prej të dëmtuarave në të cilin kishte 1500 euro, 50 dollarë, dokumentet, një lirë dhe një telefon Samsung dhe më pas kishin arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tyre.
“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat se të pandehurit po të gjenden në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.K dhe H.P është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e tyre në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...