Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.
Të pandehurve A.P dhe K.K ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.P dhe K.K pa autorizim, me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes kanë transportuar substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që me dt.25.06.2018 rreth orës 23:00, në autostradën Fushë Kosovë – Mazgit, pas informatave të siguruara nga policia është ndalur dhe është kontrolluar vetura e tipit “Golf VII”, nga Mitrovica, të cilën veturë e drejtonte i pandehuri K.K dhe si pasagjer me të ishte i pandehuri A.P. Pas kontrollimit në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes najloni, me ngjyrë të zezë dhe brenda në të kishte pasur 10 (dhjetë) qese të vogla, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, secila në peshë të përafërt prej 1(një) kg, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...