Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Z. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm nga neni 184 par.3 lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 parag.1 dhe 2 të KPRK-së par.
Masa e paraburgimit sipas njoftimit të gjykatës, do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.01.2020.
“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale A.Z me veprimet e tij i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike anëtarëve të familjes së tij, respektivisht bashkëshortes së tij /të dëmtuarës me iniciale M.T. për një kohë të gjatë, nuk është hera e parë që krijon probleme të tilla, ky rast ka ndodhur pas kthimit të saj në shtëpi pas një problemi paraprak e po ashtu duke marr parasysh se kjo vepër është kryer në shtëpi e tyre të përbashkët, gjegjësisht në shtëpinë tyre familjare dhe në këto momente raportet e tyre janë të acaruara, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?