Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se Departamenti për Krime të Rënda ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet N.S., i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri dyshohet për dy vepra penale; “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, me rastin e vlerësimit të rrethanave për caktimin e masës së paraburgimit vlerësoi se me ndonjë masë tjetër alternative, nuk mund të arrihet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale, përkatësisht shmangien e rrezikut për ikje si dhe ndikimi në deklarimet e dëshmitarëve dhe mbledhjen e provave materiale në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatën për media.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00.
Dyshohet se shkak ishte një mosmarrëveshjeje rreth pronës mes të dyshuarit dhe viktimës.
Dyshohet se viktima ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin dorasi i dyshuar ka pasur më parë një konflikt.
Megjithatë, zyrtarisht ende nuk është sqaruar se cili ka qenë motivi që dyshohet se shtyu prindin të shkrepë armën mbi djalin e tij.
Sidoqoftë, vrasja ka ndodhur në një arë, që ndodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë.
Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.
Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve.
Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Telegrafi/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë