Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçarit Riad Hyseni.
15 vjeçari E.V. gjatë ditës së djeshme dyshohet se e theri me thikë të miturin tjetër i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, shkruan arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit E.V. e ka aprovuar si të bazuar.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...