Google ADS

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rastin e “Bon Vivant”

20:25 | 6 Gusht 2023
E.G

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën  e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve për rastin “Bon Vivant”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Kujtojmë që të premtën mbrëma si pasojë e një incident mbeti i“Bon Vivant” vrarë një 39 vjeç ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Të dyshuar lidhur me rastin përveç Andi Pajazitit, i njohur me nofkën “italiani” janë edhe Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.

Ndërkaq në arrati gjendet Dukagjin Nikollaj./Arbresh.info

Të ngjashme