Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj I.Z, i dyshuar për vrasjen në fshatin Bellanicë, në komunën e Malishevës.
Sipas kërkesës, “me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”, përcjell Arbresh.info.
Sipas aktvendimit të gjykatës, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale, “Vrasja” dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.
Paraburgimi do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 shtator 2023 dhe do të zgjasë deri më 20 tetor 2023.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...