Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.D. për vrasjen e 27 vjeçarit në Klinë më 16 qershor.
“Me datë 16.06.2021, rreth orës 21:00, privon nga jeta personin tjetër dhe me dashje vë në rrezik jetën e personave tjerë, në atë mënyrë që, pas një konflikti verbal në mes të pandehurit dhe viktimës V.B, që kishte pasuar si rrjedhojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i pandehuri nga brezi nxjerr revolen dhe me të njëjtën shtie në drejtim të viktimës, e i cili në momentin kritik ishte pothuajse ngjitur me vëllain e tij, ashtu që më pas i pandehuri me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes dhe dorëzohet pranë Stacionit Policor, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë, ku edhe pas pak çastesh gjen vdekjen”.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se kjo çështje penale është në fazën hetimor edhe pritet të dëgjohen dëshmitarët andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikoj te të njëjtit, me qëllim të zvogëlimit të përgjegjësisë së tij penale e me këtë të pengoj rrjedhë normale të procedurës penale. Gjithashtu, gjykata duke e pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre dhe se raportet në mes të familjeve janë të acaruara, vlerëson se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të vie deri te kryerja e ndonjë vepre të re penale andaj, mbi këto baza caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...