Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, J.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “falsifikimi i dokumenteve’.
Sipas njoftimit ë Prokurorisë, bëhet e ditur se i pandehuri J.K., me datë 25.12.2023, në parkingun e një qendre tregtare në Malishevë, me thyerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, tjetrit i’a merr pasurinë dhe atë të dëmtuarit E.K., me një mjet thyen xhamin e pasëm të veturës se të dëmtuarit, dhe nga aty merr një çantë ku në të ishte një kulet si dhe dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti Gjerman, e një i lëshuar nga shteti i Kosovës.
Në kohë të panjohur e gjerë me dt.07.02.2024 në Malishevë, me dije përdor dokumentin e falsifikuar si origjinal dhe atë patentë shoferin si dhe kartën e identitetit, që të dy dokumentet i përdor kinse si origjinale, ku të njëjtat posedojnë të dhënat personale të personit të identifikuar si A.M., ndërsa fotografia e vendosur në ato dokumente është e të pandehurit J.K./Arbresh.info
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...