Gjykata e Themelore Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Naser Hafizi, i cili u arrestua në Aeroportin e Prishtinës gjatë së enjtes (dje).
Naser Hafizi po dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave, dhe mos raportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe veprës penale Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, thuhet në njoftim.
“Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën normale të hetimeve, po ashtu lënia në liri e të pandehurit, mund të përdoret si mundësi reale që ai të ndikojnë në dëshmitarët kyç të këtij rasti penal. Gjykata vlerëson se është caktuar masa e paraburgimit duke marr parasysh peshën e veprave penale, të cilat janë të natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë, sepse janë vepra penale me të cilat atakohet në mënyrë të drejtpërdrejtë buxheti publik, i cili dyshohet se është dëmtuar në masë të madhe, andaj këto rrethana, krijojnë dyshimin se i pandehuri N.H nëse lihet në liri, do të kryej sërish vepra penale, në rrethana të njëjta ose më të rënda”, vijon tutje njoftimi.
Ndryshe të martën, u raportua se sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në ambientet e kësaj Ministrie.
Ndërsa, i dyshuari i dytë, Naser Hafizi, nuk ishte gjetur në vendbanimin e tij./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...