Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve Gj.P. dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Sipas komunikatës së Gjykatës, duke iu referuar kërkesës, “me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë në afërsi të lokalit “B.Z.”, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek lokali i lartcekur, i njëjti i’u benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalët “kush je ti me na ndal” e me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, e tërë kohën mundon që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, thyerje të gishtit të dorës, të cilat janë përshkruar në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali rajonal “Isa Grezda” Gjakovë”.
Lexo edhe:
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj personit zyrtar
“Të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar- pengojnë arrestimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe ”Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 10 gusht 2024 dhe do të zgjasë deri më 09 shtator 2024. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...