Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve T.Gj. dhe B.K., për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënje të ryshfetit.
Sipas njoftimit, gjykata ka vendosur për masën e paraburgimit me arsyetimin se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, shkruan Arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, ”Dhënia e ryshfetit’’.”, thuhet në njoftim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.”, njofton gjykata.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të iu llogaritet prej kohës së arrestimit, me 23 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 2024, përkatësisht 24 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri me 24 mars 2024.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, përfundon njoftimi I Gjykatës Themelore në Gjakovë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...