Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë bërë një muaj që nga fillimi i aplikimit të vaksinës kundër Human Papilloma Virusit në Kosovë.
Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se rezultatet janë inkurajuese
“Një muaj nga fillimi i aplikimit të vaksinës kundër Human Papilloma Virusit në Kosovë, bazuar në raportimet fillestare nga komunat e Kosovës, rezultatet janë inkurajuese. Prindërit e klasave të gjashta, në masë të madhe, janë duke ju përgjigjur thirrjes së institucioneve për të vaksinuar vajzat e tyre me vaksinën HPV”, njofton MSH.
Tutje thuhet se profesionistët shëndetësorë janë duke vazhduar të zgjerojnë njohuritë e prindërve që kanë nevojë për informacione shtesë për përfitimet e vaksinës kundër HPV
“Profesionistët shëndetësor, ndërkaq, po vazhdojnë të zgjerojnë njohuritë e prindërve që kanë nevojë për informacione shtesë për përfitimet e vaksinës kundër HPV, me qëllim të marrjes së vendimit të drejtë për vajzat e tyre. Vaksina kundër HPV ofron mbrojtje kundër Papilloma-virusit njerëzor (HPV), që është shkaktar i llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e qafës së mitrës”, njofton tutje MSH-ja./Arbresh.info/
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...