Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit E.D..
I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hynë nëdyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij, i pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të pa njohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.
Me këto veprime dyshohet se i pandehuri E.D. ka kryer veprën penale të vjedhjes, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 16 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 15 janar 2019.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes pasi që i pandehuri nuk ka vendbanim të përhershëm dhe të rregullt. Gjithashtu nga informatat policore, i pandehuri dyshohet të ketë kryer edhe disa vepra të tjera të natyrës së njëjtë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...