Dhjetë vjetori i shënimit të Pavarësisë së Kosovës pritet të shënohet në një mënyrë madhështore. Kjo pasi që Kosova po përmbush një dekadë që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Ndonëse dikush thotë se nuk ka arsye për të festuar për shkak të mospërmbushjes së shumë çështjeve për qytetarët e Kosovës duke filluar nga liberalizimi e deri tek kushtet e rënda ekonomike, të tjerët vlerësojnë se duhet festuar për lirinë që jetojmë.
Aziz Mehmeti qytetar i Prishtinës ka thënë për Arbresh.info se në këtë dhjetë vjetor vendi nuk do të duhej të festonte por të protestonte.
“Për çka të festojmë. Për izolim, për korrupsion, për krim, për mungesë të vendeve të punës, për kushte të dobëta ekonomike. Të festojmë për këto? Jo në këtë dhjetë vjetor do të duhej të protestonim që t’ua kujtojmë udhëheqësve tanë që nuk kemi për çka të festojmë”, ka thënë ai.
Ndërsa Labinoti thotë se shpreson që të jetë ky vit i fundit që Kosovën e gjen në këtë gjendje.
“Uroj të jetë përvjetori i fundit që vendin e gjen në këtë gjendje të tmerrshme. Në një gjendje në të cilën kosovarët janë lodhur duke u munduar t’i shtyjnë ditët me centa në xhep. Është e vërtetë që nuk kemi për çfarë të festojmë por të paktën të gëzohemi që jemi të lirë”, ka thënë ai.
E aktivitetet e këtij përvjetori ende nuk janë bërë të ditura. Portali Arbresh.info ka kontaktuar me Adil Behramaj nga Presidenca e Kosovës për të ditur se cilat do të jenë aktivitetet e 17 shkurtit.
“Pasi t’i kryjmë përgatitjet dhe organizimet do të flasim. Më herët, jo”, ka thënë ai.
Kurse për këtë përvjetor ajo që është bërë e ditur është vetëm logo e shënimit të pavarësisë, për të cilën u fol shumë kjo pasi që në herën e parë doli të jetë e vjedhur nga një kompani e huaj dhe u anulua. MË pas u përzgjodh një logo tjetër autor i së cilës ishte Zeni Ballazhi ku edhe ku nuk kaluan shumë ditë dhe nga disa qytetarë përmes rrjeteve sociale u tha se, edhe kjo del të jetë e vjedhur. Logo e shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës përngjante në një logo të BDI-së që e kishte përdorur në një kongres të saj. Por, autori në fjalë në prononcimin e tij tha se ishte autor edhe i asaj logo dhe se sipas tij është frymëzuar nga krijimet që i ka bërë ai. Kështu vazhdon të mbes kjo logo e këtij autori.
Një tjetër gjë që doli në pah është se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon propozime se kush është meritori i dekoratës së sivjetme të pavarësisë së Kosovës. Ai madje kishte kërkuar sugjerime nga të tjerët që t’ia gjenin një emër e që ende nuk është bërë publike asgjë.
Po ashtu u raportua se në këtë përvjetor të dhjetë do të jetë e pranishme edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora e cila njihet edhe si ambasadore e Kosovës në botë. Madje u tha se ajo do të vijë me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli gjë të cilën e konfirmoi edhe këshilltari i tij. Por, nga menaxhmenti i këngëtares në fjalë ende nuk është konfirmuar ardhja e saj.
Mirëpo, pavarësisht këtyre gjërave ende nuk dihet nëse kësaj radhe do të kemi parakalim të FSK-së dhe Policisë në sheshet e Prishtinës pasi që vitin e kaluar nuk kishte. Deklaratat e vitit të kaluar ishin se në dhjetë vjetorin e shënimit e pavarësisë do të parakalojë FSK, mirëpo asgjë nuk ka zyrtare.
Po ashtu sikurse përvjetorëve të kaluar me gjasë edhe kësaj radhe do të mbahet seancë solemne për këtë përvjetor. Edhe Presidenti me siguri se do të t’iu drejtohet qytetarëve në këtë përvjetor.
Kurse aktivitetet tjera nuk dihen ende./V.Berisha/Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?