Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit për keqpërdorim me patentë shoferë, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F. L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M, se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të pandehurit A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se gjykata ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A, M.M, A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga data e pa përcaktuar e deri me dt. 05.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Sektori i patentë shoferëve”, bën të ditur zyra për informim e kësaj gjykate.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Arbresh.info
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...