Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Maliq Berisha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë-Kosovës, duke i caktuar një muaj arrest shtëpiak.
I njëjti është arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në aktvendimin e Themelores, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se i pandehuri Maliq Berisha në seancën dëgjimore e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj tij, duke deklaruar se nuk është fajtor.
“Mendoj që nuk jam as fajtor edhe pse kam udhëheqë atë departament. Për projektin që ka qenë në fjalë unë vet kam qenë kundër atij veprimi sepse edhe pronari- përfituesit ja kom bo me dije se ti nuk ke të drejtë, por meqenëse prona e tij që gjendet afër një pike te ndijshme edhe here pas herë mund të atakohet nga vërshimet që bohen ajo pjese, kamiona që qarkullojnë në atë pjesë dhe e kanë përdorë edhe si hapësirë për parkim”, ka thënë i pandehuri Berisha sipas aktvendimit.
Sipas të njëjtit aktvendim, edhe mbrojtësi i të pandehurit Berisha avokati Valdrin Behrami, ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mbrujturit të tij duken i listuar disa arsye.
“E nderuar gjykatë, për gjitha këto arsyeje dhe rrethana të paraqitura deri me tani, shtuar faktin që i mbrojturi im është vetëm 3 muaj larg pensionimit, që 21 vite ka ushtruar këtë në kuadër të Fushë- Kosovës, as edhe një veprim i tij për gjatë të një karriera kaq të gjatë dhe me pozita udhëheqëses, nuk ka rënë ndesh me ligjin, tani është në një moshë të shtyrë me probleme të shumta shëndetësore dhe caktimi i një mase të tillë të paraburgimit pa dyshimi që do të rendonte gjendje e tij shëndetësore”, ka thënë avokati Behrami sipas aktvendimit.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...