Një motoçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti).Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite