Google ADS

Një motoçiklist goditet nga vetura në Prishtinë

17:12 | 16 Shtator 2024
E.G

Një motoçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një  motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (motoçiklisti).Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme