Zana Olloni, mjeke, për dy vjet kishte punuar në QMF në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.
Por, ajo nga gushti ka dhënë dorëheqje nga ky vend i punës, raporton KTV.
Siç thotë ajo, ka qenë e detyruar ta bëjë këtë, pasi është ndier e kërcënuar nga kryeshefi ekzekutiv i QKMF-së, Kujtim Zarari.
Ajo thotë se shkak për kërcënimet që i ka marrë kanë qenë kërkesat e saj për disa intervenime në infrastrukturën e objektit të QMF-së, përfshirë mungesën e ujit.
Madje, Olloni thotë vetëm ajo është diskriminuar, pasi asaj nuk i është mundësuar një orar i përshtatshëm që të mund të ndjekë studimet specialistike për pediatri.
Për këtë ajo kishte bërë ankesë edhe në Inspektoratin e Punës.
Ndonëse nuk ka pranuar të prononcohet, drejtori Kujtim Zarari, i ka mohuar të gjitha këto pretendime, duke thënë që për këtë rast vendosin organet e drejtësisë.
Por, për krejt këtë ngjarje kanë folur në Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.
Drejtori Basri Komoni, ka deklaruar se ka marrë shumë ankesa nga eprorët e Ollonit për shkak të mosrespektimit të orarit, pasi, sipas tyre, ajo ka qenë e angazhuar edhe si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gjakovë.
Por, pavarësisht krejt këtyre shkeljeve që Komoni pretendon që i ka bërë ish-doktoresha, ata nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë më të ashpër ndaj saj.
Olloni rastin e kishte denoncuar në Polici, derisa tash me hetimet po merret Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi hetuesit policorë kanë ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të QKMF-së në Gjakovë.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën