Google ADS

Një ministër pedant si Pal Lekaj

08:17 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për portalin arbresh.info ka treguar se a e ka më të lehtë kur ishte deputet apo ministër tani. Ai ka treguar se cila do të ishte ‘rruga’ më e duhur për ta lidhur Kosovën me botën. Lekaj ka treguar se a është ministri më pedant në Kosovë, a është dorështrënguar meqenëse është i Gjakovës si dhe për ministren apo ministrin më seksi të kësaj legjislature.

Arbresh.info: Më mirë deputet apo ministër?

Pal Lekaj: Çdo herë aty ku kam përfaqësuar publikun dhe kam punuar në shërbim të vendit jam ndje mirë, pra edhe si drejtor në Spitalin e Gjakovës, edhe si drejtor shëndetësor në Gjakovë, edhe si asamblist pastaj, për të vazhduar si kryeshef – ekzekutiv në Gjakovë, Kryetar Komunë dy mandate, deputet e kryetar grupit parlamentar të AAK-së, e tani si Ministër, çdo herë me bënë të ndjehem mirë që jam në shërbim të vendit dhe qytetarëve të tij.

Arbresh.info: Cilat janë ‘rrugët’ që do të dëshironit t’i rregullonit që ta lidhni Kosovën me botën?

Pal Lekaj: Rruga me e mirë që do të duhej të rregullohej e forcohej është ajo e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit të rinisë tonë këtu në Kosovë, rruga më e mirë poashtu është që Kosova të bëhet Evropa vet, me të gjitha standardet, si në infrastrukturë dhe ne të tjera segmente.

Arbresh.info: Si e përshkruani vetën me tri fjalë?

Pal Lekaj: Shiqoni nga përshkrimet e kaluara, (hahahahahaha), nuk ndërrojnë sipas viteve përshkrimet e vetvetes. Mendoj që jam besnik e asaj çka e mendojë dhe e bëjë, nuk i trembem së vërtetës, luftoj në fakt për të, i respektoj njerëzit që më rrethojnë dhe me të cilët bashkëpunoj, familjen e kam primare, kjo i bjen që edhe vendin tim, sepse e konsiderojë si një familje të madhe dhe kështu.

Arbresh.info: Sa jeni tamahqar (dorështrënguar) meqenëse jeni i Gjakovës?

Pal Lekaj: Një është e sigurtë, “kuletën” e hapim njëherë në vit, hahahahahaha. Edhe atëherë e bëjmë që të shohim mos na mungon diçka, jo për të dhënë, hahahaha. Pak humor, jo nuk jemi “tamahqar” na Gjakova, por ndoshta menaxhojmë pak më mirë dhe kjo dikujt i duket si “tamahqarllëk”, ndryshe jepi, jepi kur e shoh që është e nevojshme.

Arbresh.info: A jeni ministri më pedant (zotëri) në Kosovë?

Pal Lekaj: Kjo nuk vihet në dyshim (hahahahahahaha) nëse ka thënë dikush tjetër që është tregomani emrin, (hahahahahaha), i rri gati vetes, mundohem të dukem mirë, por nuk e teproj, i përshtatem thënies “si është vendi, bëhet kuvendi”.

Arbresh.info: Cili është ministri/ministrja më seksi e kësaj legjislature?

Pal Lekaj: Nuk po e kuptoj pyetjen, (hahahahahahaha) ka shumë kolege edhe Ministre, edhe zv/ministre, që janë të bukura dhe simpatike, e mbi të gjitha janë të mençura, ndërsa sa i përket ministrave, se besoj që ka, ndoshta unë jam pak, (hahahahahaha), hahahahaha. Të gjithë janë të mirë!

Arbresh.info: Nga deputeti në ministër… Dhurata që do t’ia kërkoje babadimrit a mund të jetë që në zgjedhjet e ardhshme të bëheni Kryeministër apo President?

Pal Lekaj: Nuk mund të tregoj tash për tash, dëshirën time sekrete që do t’ia them Babadimrit, (hahahahaahhaha), do ta kuptoni vetëm kur të ndodhë, (hahahaahahah). Dëshira ime është që të vazhdoj të jem në shërbim të vendit dhe qytetarëve të mi. Nuk do të rreshti kurrë së angazhuari për ta shtyrë ketë vend përpara.

Arbresh.info: Urimi për fund vit?

Pal Lekaj: Urime festat e këtij fund-viti, urime viti që po hyjmë dhe dhashtë Zoti që gjithnjë të takohemi në suksese dhe të kemi vetëm vepra e fjalë të mira për atdheun tonë./Valdete Berisha/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme