Arkeologët janë në “hall” me politizimin, dhe po presin që t’i jepet drejtim zgjidhjes së problemeve të tyre me formimin e qeverisë.
Mungesë të objektit, të depos për ruajtjen e artefakteve, mungesë e materialeve të punës, mungesë e kodit buxhetor, problem me pagesa për të angazhuarit gjatë gërmimeve, janë disa nga problemet me të cilat do të duhej të përballej ministri në ardhje i kulturës.
Enver Rexha, drejtor në Institutin Arkeologjik të Kosovës ka rrëfyer në një intervistë për arbresh.info të gjitha problemet me të cilat po përballet ky institucion, dhe mungesë e mbështetjes nga Ministria e Kulturës.
“Problemet financiare kanë pamundësu botimin e tretë të revistës Kosova Arkeologjike. Besoj deri në muajin e katërt mund ta bëjmë, dhe ndoshta problemet politike tejkalohen dhe na miratohet buxheti. Kemi hy në obligime financiare ndaj qytetarëve, dhe kemi mbetë pa i pagu ka katër apo pesë muaj. Kemi humbur privilegje tek njerëzit, dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ma herët. Ministria e Kulturës ka bllokuar këto pagesa”, tregon Rexha.
Ai pret që Instituti të ketë kod buxhetorë, pasi sipas tij, në mungesë të buxhetit për dy vjet rresht nuk kanë arritur të bëjnë përmbledhjet vjetore për të prezantuar rezultatet e gërmimeve, praktike e kahmotshme e institutit.
Rexha thotë se kanë problem edhe me depo dhe shpresojnë të kenë edhe objekt të ndarë.
“Vitin e kaluar tri vetura nuk i kemi pasur të regjistruara fare, dhe jemi detyruar të shkojmë me vetura private dhe pa na u hequr shpenzimet. Për shkak të përgjegjësisë profesionale nuk kemi mundur të lëmë anash gërmimet arkeologjike”, është shprehur ai.
Rexha ka përmendur problemet e shumta me të cilat janë përballur me hartimin e politikave të reja dëmtuese për institutin.
“Me paga kemi qenë më të shkelur. Kemi mbetur edhe pa mjete teknike. Janë ndaluar edhe mjetet teknike, sepse ministri na ka ndalë GPS, CD, tonerë, edhe letër A4 kemi ble me paratë tona, dhe materiale higjienike i kemi blerë vetë. Nuk ka ndalë ato shpenzimet me mijëra, por ka ndalë këto me qindra. Tu u mundu me kursy na kanë bo shumë dëme. Disa rregullore janë shfuqizu, dhe kushdo që të vjen na kemi problem prej kodit zgjedhor, këshilla drejtues, dhe ata kanë detyra që bien ndesh me aktet e themelimit. Njerëz të pa ditur janë marrë me aktet normative, dhe mund të krijohen probleme të mëdha”, është shprehur ai.
Sipas Rexhës, tregu i zi i artefakteve është më i përhapur në Evropë, por në Kosovë kanë arritur të reagojnë dhe së fundi kanë patur sukses edhe në riatdhesimin e disa artefakteve.
“Disa gërmime pa leje i kemi ndjekë dhe me Policinë e Kosovës kemi reagu. Gjithherë i falënderoj qytetarët që bashkëpunojnë dhe na lajmërojnë. Ka mundësi të trafikimit, dhe kemi patur rast që kemi kthy artefakte nga Gjermania, dhe i kemi riatdhesu. Nuk kemi diçka që dimë edhe që nuk kemi marrë masa”, deklaron Rexha për arbresh.info.
Më parë, thotë se ka patur më shumë raste të gërmimeve ilegale arkeologjike në Anamoravës dhe Dukagjin, por janë lokalizu.
“I parafundit ka qenë kah Klina, por atje policia ka gjetur përgjegjësit”, bënë të ditur Rexha.
Në fillim të vitit 2019 pati problem me fasadën e mureve në Kalanë e Novobërdës në katër pika. Në këtë intervistë ai ka folur edhe për angazhimet me UNESCO-n në lidhje me këtë çështje./M.Avdimetaj/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/174015907022148/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...