Një market në Gjilan gjobitet me 400 euro për mospërputhje të çmimit të sheqerit

10:25 | 11 Mars 2022
S D

Inspektorët komunalë në Gjilan ka gjobitur me 400 euro Viva Fresh-in, për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit.

Sipas ankesës së një qytetari, çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.

Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.

“Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme