Një lajm të mirë për Kosovën e jep Behgjet Pacolli

07:26 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e këshillit ekzekutiv në Lyon të Francës, shkruan arbresh.info

Në këtë rast Kosova me shumicën e votave ka hyrë në axhendën e samitit të ardhshëm për anëtarësim në Interpol që do të mbahet në Dubai.

“Sot në Lyon, Francë, u mbajt mbledhja e këshillit ekzekutiv ku Kosova me shumicën e votave hyri në axhendën e samitit të ardhshëm (për anëtarësim në Interpol) që do të mbahet në Dubai. Falënderoj të gjitha shtetet qe votuan pro, miqtë e Kosovës për mbështetje dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për punën e madhe. Urime Kosovë!”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme