Google ADS

Një lagje në Prishtinë pa rrymë, KEDS-i thotë se po e sanon prishjen

01:04 | 19 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Një pjesë e lagjes “Taslixhe” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me energji elektrik për shkak të një prishjeje.

Kështu ka njoftuar KEDS-i në rrjetin social Facebook, ku bën të ditur se prishja ka ndodhur në linjën nëntokësore të tensionit të mesëm.

“Ekipet tona në këto çaste janë duke bërë sanimin e prishjes dhe po bëjnë çmos që sa më parë të rikthehet furnizimin me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme