Vetëm investitorët serioz do të trajtohen me ligjin për investime strategjike. Edhe Brezovica do të trajtohet me ligjin për investime strategjike por, për të funksionuar ligji nevojitet përgatitja e legjislacionit sekondar, përmes të cilit do të rregullohen në detaje dispozitat e aktit primar ligjor.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një debati publik të organizuar nga organizata Fol, ka theksuar se vetëm investitorët serioz do të trajtohen me ligjin për investime strategjike.
Ajo po ashtu ka treguar se është një kompani kanadeze e cila ka shpreh interesim për të investuar në Kosovës e që duket që është serioze dhe se do të trajtohet me ligjin për investime strategjike por që sipas saj ende nuk ka diçka konkrete.
Ndërsa Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se për t’u jetësuar ligji për investime strategjike në tërësi nevojitet të krijohet edhe nxerrja e disa akteve të tjera ligjore.
Ligji për Investime Strategjike është miratuar në tetor të vitit të kaluar por që ka hy në fuqi gjatë këtij viti, pasi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kanë dërguar ankesën e tyre në Kushtetuese për gjoja shkeljet e aktit më të lartë të shtetit në miratimin e ligjit në fjalë, por muaj më parë Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të listës serbe duke i dhënë mundësi kështu të hy në fuqi./KP
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...