Kanë kaluar më shumë se një javë që nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Që nga ajo ditë, 24 shtator, dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë që e lidhin Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim, shkruan Arbresh.info.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje se deri kur do të jenë të mbyllura këto pika.
Kujtojmë se përgjegjësin për sulmin terrorist në veri e ka marr Millan Radoiçiq, dhe i njëjti ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.
Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm terrorist.
Pak ditë pas sulmit, Serbia ka dislokuar ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën, por pas thirrjes së SHBA-së për largimin e trupave, presidenti serb, Aleksandër Vuçic ka urdhëruar largimin e tyre./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...